Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmet terroriste në Paris dhe Vjenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ngjarjet e ditëve të fundit në Paris e Vjenë kanë shkaktuar një tronditje të thelle në mbarë botën e qyteteruar.

Ato shkojnë kundër bashkëjetesës e vlerave të qyterimit dhe janë shfaqje të dhunës ekstreme, të dënuëshme për gjithsejcilin që mendon për prosperitet dhe paqe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i dënon me force këto sulme mizore që kanë përzgjedhur të targetojnë simbolet e vlerave evropiane, sikundër dënon me forcë çdo lloj retorike e gjuhe urrejtjeje që nxisin sulme të tilla.

“Mendimet dhe lutjet tona ndodhen në Paris e Vjene, aty ku ka sot më shumë nevoje për solidaritet e fuqi njerëzore, për të tejkaluar dhimbjen e madhe që kanë shkaktuar këto sulme barbare.

Jemi të bindur se vlerat njerëzore do të triumfojnë mbi çdo lloj ekstremizmi”, thuhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Share This Article