Connect with us

Albania

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shkruan letër Presidentit Trump për Kosovën

Published

on

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka shkruar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku theksoi rëndësinë që ka mbështetja amerikane për shtetin e Kosovës dhe për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Diplomatët shqiptarë, anëtarë të këtij Këshilli, theksuan se në këto bisedime duhet qëndruar besnik parimeve të Planit Ahtisari, mbi statusin e Kosovës.

Në letër po ashtu vlerësohet lartë përkushtimi i administratës amerikane për mbrojtjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan, si njëri nga popujt më pro-amerikan në Evropë.

Letra e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Advertisement

I nderuar Z. President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të donte të shfrytëzonte këtë mundësi për të ju falënderuar përzemërsisht Ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët në Ballkan.

Disa javë më parë, më 17 shkurt, Kosova festoi përvjetorin e dymbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Siç e shprehët në letrën tuaj uruese dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë zhvilluara nga një angazhim i përbashkët për zhvillimin e Kosovës si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik.

Advertisement

Populli i Kosovës ka luftuar për liri dhe pavarësi për gati një shekull. Këto objektiva më në fund janë arritur me vendosmërinë dhe mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perëndimorë, kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për aspiratat legjitime të popullit të Kosovës, ishte vërtet thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë që ekziston midis shqiptarëve dhe amerikanëve që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Administrata e Presidentit Ëilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të ekzistuar si një shtet i pavarur.

Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë borxhin e tij dhe do të jetë mirënjohjes dhe është krenar që është kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore.

Advertisement

Si një vend i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike, të zbatueshme dhe një demokracie të gjallë, në të cilën mbizotërojnë liritë njerëzore dhe sundimi i ligjit.

Sot në Kosovë, pakicat etnike gëzojnë të drejta të pashembullta individuale dhe kolektive në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon në të cilin ekzistojnë probleme ndër dhe brenda shtetit, situata në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk paraqet kërcënime për paqen dhe sigurinë rajonale.

Republika e Kosovës përbën një gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.

Advertisement

I nderuar Z. President,

Le ta përdorim këtë rast për të kujtuar se Kosova shpalli Pavarësinë e saj pas një procesi të gjatë dhe të plotë të negociatave të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, të koordinuara ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja. Në opinionin e saj Këshillimor në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë zbuloi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ofron një dritare mundësi që të dy vendet të kthejnë përfundimisht një faqe të re.

Advertisement

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet këtë proces dhe shpreson që ai të përfundojë me njohje të ndërsjelltë diplomatike si dy vende fqinje të pavarura dhe sovrane. Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë gjithashtu mirëpret angazhimin e Administratës suaj për të përparuar dialogun e lehtësuar nga BE.

Tashmë kemi parë disa rezultate premtuese me marrëveshjet e fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor të ndërmjetësuar nga i të Dërguarit Special juaj, Ambasadori Richard Grenell.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson, se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja duhet të përputhet me parimet e dakorduara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, siç përcaktohet në dokumentet e Grupit të Kontaktit që monitoruan dhe mbikëqyrin politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, i njohur gjithashtu si “Plani i Ahtisaari”.

Advertisement

Këto parime udhëzuese, sigurojnë tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës brenda kufijve të saj ndërkombëtarisht të njohur dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të Kosovës.

Qasjet alternative të bazuara në nocionin e rimarrjes ose zhvendosjes së vijave kufitare përgjatë parimeve etnike, kanë potencialin për të minuar stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera shumetnike në Evropën Jug-Lindore.

Qëndrimi që këto parime të respektohen gjatë gjithë procesit, është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë aktorëve të përfshirë. Ato janë mjaft të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane për rajonin.

Advertisement

I nderuar Z. President,

Ndërsa ne kemi përshëndetur Kosovën në ditën e saj të festimit, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u falënderohet me mirënjohje më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të shumta e shndërruan ëndrrën për një Kosovë të lirë dhe të pavarur në një realitet të bukur.

Mirënjohja u shkon gjithashtu të gjithë miqve ndërkombëtarë të Kosovës dhe në veçanti SHBA-së dhe udhëheqjes suaj, që gjithmonë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit më të ri në Evropë.

Advertisement

Ju lutemi, zoti President, pranoni konsideratën tonë më të lartë.

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Advertisement
Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova2 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora3 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania3 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania4 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova4 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports8 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota8 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania9 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports9 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova9 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania9 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota9 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania10 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK9 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports8 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania10 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK14 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK14 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Bota17 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK14 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova2 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending