Këshilli i Europës miratoi dje rekomandimin për Kosovën, reagon Serbia: Skandaloze!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë dje nga Këshilli i Europës, për miratimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Daçiç tha se një vendim i tillë është skandaloz dhe i turpshëm.

Ministri serb tha se vendimi shkel të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës “Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Share This Article