Këshilli i Evropës zyrtarizon emrin Maqedonia e Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Evropës zyrtarisht ka regjistruar vendin nën emrin e ri Maqedonia e Veriut.

Në faqen e internetit të organizatës më të vjetër panevropiane, Këshilli i Evropës, selia e të cilit është në Strasburg, vendi tani është i regjistruar zyrtarisht si Maqedonia e Veriut, sipas rendit alfabetik të gjuhës angleze të shteteve anëtare.

Maqedonia e Veriut, si shtet anëtar, tani gjendet në mes Holandës dhe Norvegjisë, ndërsa deri në ndryshimin e emrit vendi ishte nën referimin e përkohshëm “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe ishte midis Zvicrës dhe Turqisë. Pra flamuri maqedonas valon përpara Pallatit të Evropës në Strasburg, midis flamujve të Holandës dhe Norvegjisë.

Ndryshimi i emrit është bërë edhe në faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit është përfaqësuar si delegacion i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Por në hartën në të cilën ndodhet vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe kryeqendrat e tyre ende nuk është ndryshuar emri dhe në të qëndron emri i vendit me referencë. Republika e Maqedonisë Veriore u bë anëtare e Këshillit të Evropës më 9 nëntor 1995, si një shtet 38 anëtar. Gjatë pranimit të vendit Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i dërgoi një ftesë vend për t’u bërë anëtare, por në ftesë nuk citohet emri i vendit që ftohet për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply