Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon sërish propozimin e Rusisë të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh sërish me iniciativën e Rusisë (Serbisë)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s të « Jugosllavisë » në 1999. Por KS i OKB-së  përsëri, pas votimit, hodhi poshtë propozimin e serbo-rusëve.

Ambassdori amerikan në KS të OKB-së: Kërkesat e Rusisë për Serbinë janë të çmendura! Pas diskutimit u hodh në votim rendi i ditës – gjashtë vota pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Kështu, rendi i ditës nuk u miratua, sepse nuk mori një numër të mjaftueshëm votash, tha kryesuesi.

Përfaqësuesi i Francës deklaroi se Këshilli i Sigurimit ka autoritetin të merret me çështjet e cenimit të sigurisë ndërkombëtare, ai nuk është një forum për çështjet historike. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mos e mbështesin këtë propozim.

Përfaqësuesi i Rusisë tha se deklarata e delegacionit francez nuk është konsultuar me Serbinë dhe nuk mund të merret parasysh, pasi ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, i cili erdhi në Nju Jork me rastin e seancës, mori pjesë në takimin e fundit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se kërkesa e Rusisë dhe argumentet e saj për këtë çështje janë të çmendura, pasi Rusia kërkon edhe vota procedurale për temat e propozuara nga vendet e tjera. Ai deklaroi se Rusia nuk respekton pikëpamjet e vendeve të tjera dhe i bëri thirrje Rusisë që të respektojë procedurat e KS të OKB-së.

Transmetimi u ndërpre para se të përfundonte fjalimi i përfaqësuesit të delegacionit rus. Formati i seancës, siç njoftohet në faqen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është i njëjtë me atë të seancës së mbajtur të hënën e kaluar më 25 mars.

Share This Article