Pas gati 6 muajsh luftimesh dhe pas dështimit për të marrë një vendim unanim në disa raste, për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza.
Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit, mori 14 vota pro dhe abstenimin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, por sot për herë të parë ka anstenuar.
Po ashtu rezoluta kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”. Ajo është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.
SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.
Një vendim i papritur në shenjë hakmarrje ndaj SHBA-së që nuk vendosi veto ka marë edhe Benjamin Netanyahu i cili ka anuluar vizitën e planifikuar të delegacionit të nivelit të lartë izraelit në Uashington.