Këshilli Kombëtar anulon zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e ri të PD-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur pasditen e së enjtes online, ka anuluar zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të partisë.

Në mbledhjen e thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është vendosur që procesi për zgjedhjet e së dielës është antistatutor.

Po ashtu, Këshilli Kombëtar ka pezulluar nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike duke anuluar çdo vendim të marrë prej saj nga data 6 qershor, kur edhe u vendos hapja e garës për kreun e ri të partisë.

Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

Grupimi i Bardhit

Ndërkohë, është ngarkuar një grup deputetësh që të kërkojnë çregjistrimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha, nga regjistri i partive politike.

Ky grup, do të ndjekë hapat ligjorë për zbatimin e vendimit të Këshillit por edhe për përfaqësimin e PD-së, në rrugët ligjore.

Në mbledhjen e sotme, ku sipas këtij grupimi të PD-së morën pjesë 245 anëtarë, u vendos gjithashtu pranimi i dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe asaj të Enkelejd Alibeajt si nënkryetar i partisë.

Ndërsa, vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku u shty për një mbledhje tjetër. Gjekmarkaj dhe Tabaku i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse tërheqja e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsiderua si e parevokueshme.

Share This Article