Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet “Open Balkan”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

eton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, në një reagim ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjermania nuk e mbështet nismën e shteteve të Ballkanit Perëndimor “Open Balkan”, të cilën e konsideron si “duplifikim” i Mini-Schengenit.

Zulfaj, me anë të një postimi në ‘Twitter’, tutje ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë të punojnë së bashku drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai.

“Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj”, ka përfunduar ai.

Share This Article