Këshilltari i Kurtit porosi Escobarit: Kosova merret me punët e veta, ti mendo për Qeverinë serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar sërish ndaj emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Hoxha ka thënë se Escobari nuk po flet me partner alternativ, por për qeverinë e ardhshme në Kosovë.

 ‘’Escobari të paktën është zhvilluar në shprehjet e tij. Ai nuk flet më për partner alternativ, por për qeverinë e ardhshme. Këtu duhet të kuptojmë se për çfarë e ka fjalën: A po flet për një qeveri të re në Serbi? A po flet për një qeveri të re në ShBA?

A po flet për një qeveri të re në Kosovë? Mirë do të ishte të mendonte për ndryshimin progresist të qeverisë në Beograd. Qeveria në Prishtinë merret me punët e veta. Sa për pohimin e tij të trishtuar se Kurti dhe Bislimi po i flasin vetëm për Serbinë, këtu përsëri na duhet të kuptojmë.

Mos vallë Escobari ka ardhur në Prishtinë për diskutimin e temave të tjera dhe nuk e kemi kuptuar? Ndoshta për ngrohjen globale. Ndoshta…’’, ka shkruar ai.

Share This Article