Këshilltari i Presidentes tregon se për çfarë do të flasë Osmani në Këshill të Sigurimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Blerim Vela, këshilltari i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se për çfarë do të flasë Osmani në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot pasdite.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim Presidentja Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së re të Kosovës që do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë.

“Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm  @antonioguterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt nga ora 16:00.

Share This Article