Këshilltari i presidentit ukrainas thotë se mobilizimi rus në Ukrainë, “hap i parashikueshëm”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët ukrainas thonë se mobilizimi rus në Ukrainë ishte një hap i parashikuar, që dëshmon se do të jetë një lëvizje shumë e gabuar.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se kjo lëvizje tregon se lufta nuk po shkon sipas planit të Moskës, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Vladimir Putin qartazi po tentojnë të bartë fajin diku tjetër për fillimin e luftës në Ukrainë.

Kujtojmë që presidenti rus gjatë adresimit të tij të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve – ku numri i tyre mund të shkojë në rreth 300 mijë.

Gjithashtu akuzoi Perëndimin për “shantazh bërthamor”, duke theksuar se Rusia do ta mbrojë veten me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion nëse kërcënohet integriteti territorial i Rusisë.

Share This Article