Këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë flet për situatën e krijuar në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha të martën se talebanët janë angazhuar për të siguruar një “kalim të sigurt” për civilët që kërkojnë të largohen nga Afganistani.

Sipas mediave të huaja, Sullivan tha se ushtria është në diskutime me talebanët për të çuar civilët në aeroportin e Kabulit në mënyrë të sigurt dhe të palënduar.

Ai ka thënë se atje tani është një situatë kaotike dhe se u takon talebanëve t’i tregojnë pjesës tjetër të botës se kush janë dhe si synojnë të veprojnë.

Duke folur për kontributin amerikan, Sullivan ka thënë se SHBA-të dhanë pasuri, djers dhe lot dhe gjithçka nga kapacitetet për trajnime dhe pajisje.

Share This Article