Këshilltari i Trump: Kina e mbajti fshehur koronavirusin dy muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, Robert O’Brien, ka akuzuar Kinën se mbajti koronavirusin fshehur për dy muaj, duke i lënë kështu qeveritë botërore dy muaj mbrapa për të marrë masa.

“Për fat të keq, në vend se të përdoreshin praktikat më të mira, shpërthimi i këtij virusi në Wuhan u mbajt fshehur”, tha O’Brien të mërkurën gjatë një konference në Fondacionin Hertiage.

O’Brien shtoi se si rezultat i kësaj, botës i kushtoi dy muaj kohë që të niste masat kundër këtij virusi, transmeton Gazeta Express. Këshilltari i Trump tha se ky virus që shpërtheu në Kinë ndodhi “disa kohë më parë” në Wuhan.

Më pas, ai shpjegoi se ka dëshmi se virusi u mbajt fshehur. “Ka shumë raportime nga Kina, ka zyrtarët kinezë, se mjekët e përfshirë në këtë u kërcënuan të mos flisnin ose u izoluan ose diçka kështu”, tha ai në Heritage. “Në mënyrë që asnjë fjalë të mos dilte për këtë virus”, tha ai.

Share This Article