• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kështu manipulojnë mediat sociale

Kështu manipulojnë mediat sociale

by albnews
17 November, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Meme, fotografi, video: Të gjitha online duken argëtuese në shikim të parë, por mund të kenë në sfond një kuptim serioz, madje dhe radikal. Strategjitë online janë me interes jo vetëm gjatë fushatave elektorale.

Po sikur të përsëritej viti 2020? Jo, ju lutem, do të thoshin shumë vetë. Edhe ata që udhëtojnë në kohëra do të ktheheshin mbrapsht, për të shkuar diku gjetkë, por jo tek ky vit. Ky është sugjerimi që japin memet, kombinimet argëtuese të tekstit dhe fotografisë që qarkullojnë në internet për çdo temë.

Të veçantat e kësaj kohe janë memet për virusin Corona. Ato ndihmojnë me humor shumë njerëz që ndodhen në mes të pandemisë. Memet janë një fenomen interneti që ndahet shpesh me të tjerë. Ato bëjnë humor dhe ushtrojnë kritikë të lehtë. Ashtu siç e kërkon edhe kuptimi fillestar i fjalës, (greqisht „mimema” do të thotë “imitim”), memet kanë të bëjnë me diçka që ekziston dhe e paraqisin atë me një notë humori.

Por memet nuk janë vetëm për të kaluar kohën. Në SHBA ato kanë kohë që janë kthyer në pjesë të fushatës elektorale që bëhet online. Çdo fotografi, çdo meme, çdo video është pjesë e lojës me të cilën duhen bindur votuesit, thotë i sigurt Dan Pfeiffer, ish-drejtori për çështjet e komunikimit të ish-presidentit, Barack Obama.

“Fushatat politike sot janë luftëra moderne informacioni, operacione masive propagande, twitter- bots që lëshohen nga shtetet për të nxitur indijatën dhe për të ndikuar mbi raportimet; faqe facebook-u që dërgohen nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik dhe mbërrijnë tek gjithnjë e më shumë njerëz në Nju Jork; dhe vende si Rusia, që mundohen në mënyrë aktive të ndikojnë tek votuesit”, shkruan ai në një artikull për revistën online Wired.

“Gjeneral në luftën me Meme”

Memet përdoren shumë në SHBA për të krijuar atmosferë të caktuar. Një shembull prominent është Donald Trump Jr., i cili e quan veten në instagram „Gjeneral të luftës me memet” dhe shpërndan shumë fotografi të kësaj natyre. Një prej tyre, që u shpërnda në twitter edhe nga i ati, ishte me përmbajtje shumë shpërthyese. Ai tregon presidentin amerikan, që tregon gishtin drejt kamerës kurse sipër ka mbishkrimin: „Në fakt ata nuk janë duke më ndjekur mua, po ty. Unë vetëm se i kam zënë rrugën.” Twitter e ka bllokuar mesazhin me këtë meme- Trump mendon se kjo i ka konfirmuar atë që do të thotë.

Kjo „luftë informacioni” nuk është përhapur në masë aq të madhe në Gjermani ose në vende të tjera europiane. Por edhe në këto vende programe të automatizuara kompjuterike lëshojnë bote në fushata elektorale dhe diskutime publike në mediat sociale.

Kjo shihet edhe në diskutimn aktual për pandeminë e Coronës. Për qëllimet e tyre mediat sociale nuk kanë rrëmbyer vetëm përkrahësit e komunikimit politik. Edhe grupet radikale përdorin platformat për të përhapur bindjet e tyre tek njerëz që mendojnë njësoj, ose tek ata që janë në mëdyshje.

Radikalizimi i mohuesve të Coronës është duke ecur në mënyrë eksponenciale, shpjegon eksperti i internetit dhe autori Sascha Lobo në një artikull të shkruar për revistën gjermane Spiegel: “Mohuesit e Coronës janë duke u radikalizuar live në një mënyrë pandemike, që nuk është parë kurrë ndonjëherë deri tani.” 

Deutschland | Corona-Proteste
Protestë e mohuesve të Coronës në Këln (16.05.2020)

Lobo është i sigurt se një  “radikalizim i tillë rrufe” mund të bëhet vetëm me mediat sociale. Por: „Mohuesit e Coronës dhe „ata që mendojnë ndryshe” nuk janë një grup amorf që nuk ndryshon, në verë të 2020 lëvizja ishte diçka ndryshe nga ajo që ishte në vjeshtën 2020, mes të tjerash edhe sepse grupi është infektuar ndërkohë nga ideologjia e konspiracionit të QAnon”. 

Gjatë kësaj vere ndodhi në facebook një fenomen tjetër. Papritur u shfaqën thirrje për demostrata kundër Coronës tek grupe që deri atëherë nuk kishin pasur fare të bënin me këtë temë. Kështu tek një grup njerëzish që shfrytëzojnë karpulimin, kur dikush merr me vete në makinë dhe pasagjerë të tjerë, shpërtheu diskutimi për masat e marra kundër Coronës. Shumë pjesëmarrës të grupit u ankuan ose dolën krejt nga grupi.

“Ne kemi nevojë për kompetencë me mediat “

Kjo tregon se mediat sociale janë një tokë pjellore perfekte për lëvizje të tilla. E krijuar fillimisht për të lidhur njerëzit në rrjete komunikimi, mediat sociale mund ta kthejnë këtë synim mbrapsht. “Nëse përdor vetëm burime informacioni që konfirmojnë mendimin tënd, atëherë kjo çon në fragmetim në rritje të publikut,” shpjegon për Deutsche Welle-n, gjuhëtari Lars Bülow nga Universiteti i Vjenës.

Nga njëra anë mediat sociale bëjnë lidhjen e njerëzve me mendime të njëjta, kolekzivizimin e tyre. “Nga ana tjetër krijohet edhe një pjesëmarrje individuale politike.”

Mediat sociale krijojnë mundësinë e nxitjes së proceseve demokratike. „Këtë e shohim tek feminizmi apo në politikën për klimën,” thotë Bülow. “Por ato krijojnë edhe rreziqe nëse i shërbejnë mohuesve të Coronës.”

Kështu ekziston një dilemë: Botet dhe algoritmet formojnë të përditshmen online dhe ndikojnë shumë mbi vendimet e pandërgjegjshme dhe krijimin e opinionit publik. Dokumentari i Netflix-it, “The Social Dilemma”, në të cilin shpalosin historitë e tyre ish-punonjës të firmave të mëdha teknologjike të Silicon Valley, e tregon qartë këtë.

Thirrjet për të ndalur me ligj gjigandët e të dhënave, janë duke u bërë me zë gjithnjë e më të lartë. Shumë politikanë dhe aktivistë kërkojnë rregulla dhe ligje për të mundësuar bashkëjetesën e përgjegjshme digjitale. “Ne na duhet kompetencë në fushën e mediave, e cila fillon të krijohet që në moshën e shkollës,” thotë Michael Johann nga Instituti i Mediave dhe Komunikacionit në Universitetin e Augsburgut. Në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se bretkosa jeshile që lëshon fotografi nga WhatsApp-i, nuk është vetëm një ilustrim gazmor, por mund të bëjë ndaj aludime për ultra të djathtët e SHBA.

Previous Post

Obama lavdëron Merkelin në kujtimet e tij

Next Post

Strategjitë “autogol” kundër koronavirusit

albnews

albnews

Related Posts

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit
Bota

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord
Bota

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë
Bota

FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë

23 August, 2025
Next Post
Strategjitë “autogol” kundër koronavirusit

Strategjitë “autogol” kundër koronavirusit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5807 shares
    Share 2323 Tweet 1452
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2954 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2859 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM