Këta janë dy vëllezërit që kërkonte të vriste Ismail Elezi, zbulohet roli i Dedan Gjonit në planin për eleminimin e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit të cilët kërkoheshin të vriteshin nga Luan Sadria alias Ismail Elezi, i cili kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eleminimin e tyre.

Dy vëllezër Nela dyshoheshin se në 2013 ne Britani kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Në shenjë hakmarrje ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i policisë, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin

Share This Article