Bota
Këto janë gratë më të rrezikshmë në Europë (EMRAT)
Autoriteti policor evropian Europol u ka drejtuar së fundmi thirrje të gjithë qytetarëve për ndihmë.
Gjithsej 62 të akuzuar për krime të rënda po kërkohen, duke përfshirë vrasës, kontrabandistë droge dhe mashtrues apo vrasës serialë.
Në listën e të kërkuarve ka kryesisht kriminelë meshkuj, por duhet patur kujdes pasi janë edhe disa gra.
Katër nga gratë më të rrezikshme në Evropë:
Droga në moshën 19 vjeçare

Marzia Marimar Calleja Maatouk, 23 vjeç shikon në kamer me sytë e saj të gjelbër sikur asgjë nuk mund t’i mjegullonte. Por e reja e imët nga Malta i ka të gjitha!
Në gusht 2019, oficerët e policisë ndaluan 19-vjeçarien asokohe dhe gjetën menjëherë atë që kërkonin: Calleja Maatouk mbante drogë. Dhe në një shkallë që sugjeronte se ato nuk ishin të destinuara vetëm për përdorim personal. Gruaja, e cila kishte tatuazhe në krahun, dorën dhe fytyrën, u akuzua më pas për trafik komercial droge. Vendimi: 15 muaj burg dhe 3500 euro gjobë.
Por përpara se të bëhej rigjykimi, Calleja Maatouk u largua nga Malta dhe u fsheh. Sipas informacioneve të inteligjencës, ajo është në arrati me bashkëshortin e saj Jomic Calleja Maatouk, i cili gjithashtu është në kërkim, pasi mësohet se donte të merrte drogëra sintetike dhe materiale për eksploziv në tregun e zi.
Divorc me vrasje

Më 24 janar 2014, Eva Zámečníková, 42 vjeç, nga Sllovakia donte të ndahej përfundimisht nga i shoqi. Jo përmes divorcit, por me ndihmën e një vrasësi me pagesë! Motivi sipas Europol: Sipas fjalëve të dëshmitarit kyç, ajo “nuk donte të paguante” shtëpinë e përbashkët për veten dhe burrin e saj.
Për planin e saj luleshitësja punësoi një dikë me precedentë penalë dhe i premtoi një pagë prej 50 mijë eurosh. Fat i keq për biznesmenen keqdashëse: Pas disa tentativave për ta vrarë me sa duket kishin dështuar, vrasësi u zbulua në polici
Zámečníková i mohoi akuzat në gjykatë, por megjithatë u dërgua në burg për tetë vjet. Kur u lirua për pak kohë në gusht 2014 për shkak të lindjes së fëmijës së saj, ajo shfrytëzoi rastin për t’u arratisur.
Nusja mafioze dhe shpëtimtari i kafshëve

Buzë të plota, sy të ngadaltë, Tania Gomez, 31 vjeç, mund të konkurronte me shumë modele, por suedezja tërheqëse zgjodhi rrugën e karrierës kriminale. Sipas Europol, Gomez është një anëtare e rrezikshme e mafies së drogës! Ajo flet spanjisht dhe suedisht
Sipas hetuesve, nusja brune e gangsterit transportonte kilogramë drogë dhe miliona dollarë në të gjithë Evropën. Gomez nuk ishte e përfshirë vetëm në trafikun e drogës, por edhe në marrëveshjet mafioze të pastrimit të parave.
Gjatë një bastisjeje në Stokholm, policia gjeti çanta plot me para, më shumë se një milion euro! Pas bastisjes, 31-vjeçarja u fsheh dhe është në arrati që nga marsi i vitit 2021.
Me gënjeshtra dhe mashtrime

Marina Kramberger, 33 vjeç, padyshim që ka fuqi të mëdha bindjeje dhe një imagjinatë të pasur. Për fat të keq, sllovenia përdor aftësitë e saj në dëm të atyre që e rrethojnë – ajo kërkohet si mashtruese e rrezikshme serike!
Kramberger përballet me një dënim me burg për disa vepra mashtrimi. Ajo është në arrati që prej 20 korrikut 2021 dhe vazhdon të kryejë krime.
Mashtrimi i saj: Ajo thotë gënjeshtra aventureske dhe i bind viktimat e saj që t’i transferojnë shuma të mëdha parash, të japin me qira strehim ose të marrin hua makina. Në fund, faturat u mbeten njerëzve.
Sipas Europol, Kramberger udhëton shumë shpesh dhe ka shumë të ngjarë me një grua tjetër.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania7 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
