Këto janë terminet e sfidave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat në Itali kanë shpalosur terminet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropa, por edhe qyetet nikoqire për pjesën e fundit të këtij sezoni.

Sipas “Sky Sport”, 1/8 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht, në Barcelonë (Barcelona-Napoli) dhe Torino (Juventus – Lion). Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhen “Final Eight” në Lisbonë. Çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19 gusht ndërsa finalja më 23 gusht 2020.

Liga e Evropës do të zhvillohet në Gjermani. Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla në ndeshje të vetme, ndërsa të tjerat do të luajnë vetëm fazën e kthimit të 1/8-ve, në qytetet përkatëse. “Final Eight” do të zhvillohen mes 10 dhe 21 gusht në 4 qytete gjermane: Duisburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Keln. Superkupa e Evropës do të luhet në 24 shtator në Budapest.

Share This Article