Këto janë votat nga Kosova në FIFA Football Awards 2020

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi janë zbuluar votat e gazetarit dhe redaktorit të sportit në Gazeta Express dhe të T7, Valon Konushevci, UEFA ka zbuluar edhe votat e trajnerit të Kombëtares se Kosovës, Bernard Challandes dhe të kapitenit të parë të Kosovës, Samir Ujkani.

FIFA, për dallim nga revista L”Equipe që nuk e ndau Topin e Artë, sot ka ndarë çmimet për “futbollistin e vitit” dhe kategori të tjera në futboll.

Si zakonisht për këtë çmim votojnë gazetarët e mediave të ndryshme në Botë, por edhe trajnerët dhe Kapitenët e Kombëtarëve.

FIFA ka bërë publike pas përfundimit të ceremonisë të “The Best” edhe votat individuale të cilat kanë shpallur fituesit sipas kategorive.

Ajo që bie në sy është se tajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni i “Dardanëve” Samir Ujkani dhe redaktori i sportit në T7 dhe Gazetën “Express”, Valon Konushevci kanë votuar të tre për Robert Leëandoëskin si lojtarin më të mirë të vitit.

Por, pas Leëandoëskit ata kanë pasur rënditje tjetër.

Por Challandes dhe Ujkani kanë preferuar që të votojnë për teknikun gjerman Jurgen Klopp si trajnerin më të mirë derisa Konushevci ka votuar Hans-Dieter Flickun si trajnerin më të mirë, derisa të tre kanë dhënë vota edhe për Zidane. /GazetaExpress/

TRAJNERI MË I MIRË

Challandes: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane

Ujkani: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane

Valon Konushevci (T7-Express): Hans-Dieter Flick, Jürgen Klopp, Zinedine Zidane

LOJTARI MË I MIRË

Ujkani: Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne

Challandes: Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne, Virgil van Dijk

Valon Konushevci (T7-Express): Robert Lewandowski, Kylian Mbappé, Kevin De Bruyne

Share This Article