Këtu mund ta shihni asteroidin që sot pritet t’i afrohet shumë afër Tokës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nasa ka njoftuar se një asteroid gjigant më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë sot.

Asteroidi 7482 (1994 PC1) ka gjerësi 1052 metra që tejkalon ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, e cila është 830 metra.

Megjithatë, NASA tha se asteroidi nuk paraqet asnjë rrezik, transmeton Sky News.

NASA deklaroi se shkencëtarët e kanë vëzhguar asteroidin prej vitesh dhe se distanca në të cilën ai do të kalojë pranë Tokës do të jetë 1,931,212 kilometra. Kjo distancë është e barabartë me pesëfishin e distancës së Hënës nga Toka.

Këtu mund ta shikoni transmetimin e drejtpërdrejtë të Projektit të Teleskopit Virtual, ku do të fillojë transmetimin e tij duke filluar nga mesdita. 

Share This Article