Kevin Zefi, talenti me origjinë shqiptare që pranoi Interin. Refuzoi PSV dhe Juven

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këto ditë te Interi do të zbarkojë një talent irlandez.

Me origjinë shqiptare dhe me prindër shqiptar, (nga Shkodra), bëhet fjalë për Kevin Zefi, mesfushori me tipare sulmuese i cili ka hyrë në histori si shënuesi më i ri në kampionatin irlandez, vetëm 15 vjeç e 206 ditë në ndeshjen mes Shamrock Rovers dhe Longford, nëntorin e kaluar.

Përflitej që në merkaton e Janarit për një transferim të tij te Interi por konkurrenca ishte shtuar dhe gjithsesi në fund, zikaltërit vendosën të investonin te 16-vjecari të cilit i skadoi kontrata me kampionët e Irlandës.

Për të flitet mirë kudo në shtypin irlandez dhe atë britanik, pritet shumë dhe në fakt që tani, në këtë moshë, Zefi ka shënuar 6 gola e 5 asiste me ekipin U15 të përfaqësueses së Irlandës.

Ka zgjedhur Irlandën pasi atje ka lindur por prindërit shqiptarë nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën për ta parë edhe me Shqipërinë por zgjedhja do t’i takojë lojtarit.

Ndërkohë që Interi ka mposhtur konkurencën e Juventusit dhe PSV për të arritur te akordi me lojtarin i cili do të hedhë firmën me zikaltërit dhe më pas do të luajë me tê rinjtë në kampionatin Primavera me synimin te ekipi i parë në të ardhmen.

Share This Article