KF Ferizaj kalon në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i futbolli i Ferizajt ka kaluar në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë, në një ceremoni zyrtare sot pasdite në kryeqytet.

Klubi i Ferizajt është privatizuar përfundimisht. Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare do të marrin fund.

Ashtu siç njoftoi klubi në Facebook, në ceremoninë e mbajtur sot në kryeqytet, është kompletuar me sukses privatizimi i klubit elitar kosovar.

Në krye të Ferizajt ka ardhur legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendor.

Sipas drejtuesve të klubit, Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin kosovar viteve të ardhshme.

Klubi bardhekaltër tanimë ka nisur kontaktet me disa yje të Superligës së Kosovës.

Edicionin e kaluar, skuadra e Bylbyl Sokolit u rendit në vendin e pestë në elitë.

Share This Article