Sot, 9 shtatori e shënon ditëlindjen e 131-të të Harland David Sanders, i njohur më shumë si Koloneli Sanders – themelues i KFC-së dhe krijues i recetës së dalluar sekrete të 11 bimëve dhe erëzave, e cila ka mbetur sekret për më shumë se 80 vjet.
Gjatë rrugës së tij drejt suksesit dhe famës ndërkombëtare (më 1976, Koloneli u bë personi i dytë më i njohur në botë), Harland Sanders është përballur me vështirësi të ndryshme – humbjen e vendit të punës ose falimentimin e plotë -, por në secilin rast, ai e ka gjetur fuqinë për të ecur përpara. Gjatë jetës së tij interesante, Koloneli ka mësuar më shumë se 20 zanate të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar që t’i zhvillojë parimet që janë bërë themelore për KFC-në: puna e madhe, mikpritja, zemërgjerësia dhe cilësia.
“Nëse je i sinqertë në qëllim tënd dhe përpiqesh të ofrosh një shërbim të mirëfilltë dhe ta shesësh produktin e duhur, nuk ka kurrfarë dyshimi, je duke ndërtuar diçka që zgjat dhe diçka të vlefshme”, thoshte Koloneli dhe këto fjalë janë bërë profetike. Sot, brendi i KFC-së është i pranishëm në 145 shtete. Më shumë se 800.000 punëtorë në 25.000 restorante e gatuajnë pulën e veçantë përditë, duke e përdorur recetën e dëshmuar sekrete të Kolonel Sanders-it, të cilën e shpiku më 1940 afër disa vjetëve me eksperimente. Gjatë tërë kësaj kohe, fshehtësia ka mbetur e pazgjidhur.
“Jam shumë krenar me faktin që kam ndihmuar për ta sjellë pulën e mirë në tavolinat e miliona njerëzve”, thoshte Harland Sanders. Më shumë se 60.000 njerëz punojnë në restorantet e KFC-së në Rusi, në Azinë Qendrore dhe në Evropën Qendrore e Lindore. 35 për qind e tyre janë nën moshën 25-vjeçare. “Kur e sheh këtë filxhan me burime të pashtershme, e di se do të kesh ushqim të mirë – të paktën do të kesh pulë të mirë”, thoshte Sanders dhe fjalët e tij janë vërtetuar: mbi një milion rusë i vizitojnë restorantet tona përditë dhe 85 për qind e tyre e pranojnë se janë të lumtur që e bëjnë këtë.
Rreth KFC-së:
KFC-ja, pjesë e kompanisë “Yum! Brands Inc”, është brend botëror i restoranteve të mishit të pulës me histori të pasur e disadekadëshe të suksesit dhe inovacionit. E tëra filloi me një kuzhinier, Kolonelin Harland Sanders, i cili e krijoi recetën që të bën t’i lëpish gishtat 80 vjet më parë, një listë sekrete me bimë e erëza, të mbledhura prapa derës së kuzhinës së vet. Sot, ne ende e ndjekim këtë formulë suksesi. Kuzhinierët tanë të vërtetë e rrisin dhe e përgatisin në mënyrë të freskët pulën tonë të shijshme me dorë në më shumë se 24.000 restorante në 145 shtete dhe territore përreth botës.