KFOR-i fillon stërvitjen në verilindje të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se do të zhvillojë stërvitjen “Robust Ram” në verilindje të Kosovës, e cila do të zgjasë nga sot deri më 27 shtator.

Qëllimi i stërvitjes është të testojë gatishmërinë operacionale në lidhje me operacionet që lidhen me lirinë e lëvizjes së popullatës lokale.

“Trajnimi është pjesë e një kornize më të gjerë të aktiviteteve që kryhen me qëllim të ruajtjes së aftësive operacionale të njësive kyçe taktike dhe mbështetëse që janë të dislokuara në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Njësitë do të dislokohen për pastrimin e postblloqeve në afërsi të terrenit stërvitor “HARILAQ” dhe bazës së Novosellës, dhe në të njëjtën kohë do të vendosen mjetet zbuluese dhe ajrore të KFOR-it.

Në njoftim theksohet se KFOR-i kryen ushtrime rutinë në mënyrë që të ofrojë një përgjigje në kohë sa herë që është e nevojshme. KFOR-i vëren se misioni i tyre vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Share This Article