Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë hequr një pjesë të telave me gjëmba të vendosur për të rritur sigurinë një ditë pas përleshjes mes serbëve dhe trupave të KFOR-it.
Serbët janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por situata duket më qetë.
Situata u tensionua në veri të Kosovës pasi serbët lokalë u ngritën në protesta të dhunshme në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.