KFOR-i shton prezencën në veri të Kosovës, patrullime natën dhe ditën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komanda Rajonale e KFOR-it ka zhvilluar aktivitetin “Eagle Nine”, për të rritur praninë e saj si përgjatë vijës kufitare administrative, ashtu edhe në disa nga zonat e thella të Kosovës.

KFOR bën të ditur se njësitet italiane të saj të përforcuara nga togat Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe Moldavisë, kanë kryer vrojtime përkatëse në veri të Kosovës, të mbështetura nga patrullimet ditën dhe natën në komunat e Istogut, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Rahovecit dhe Dragashit.

KFOR-i operon sipas mandatin të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të krijuar dhe siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2F582281020670702&show_text=true&width=500

Share This Article