KFOR-i zëvendëson shenjat e vijës kufitare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ditët në vijim, KFOR-i do të vazhdojë t’i zëvendësojë shenjat ekzistuese përgjatë vijës së kufirit administrativ.

Siç njofton KFOR-i, ky aktivitet është i domosdoshëm për të gjitha shenjat që janë në gjendje shumë të keqe, për shkak të dëmtimeve si rezultat i motit.

“Shenjat e vendosura përgjatë vijës së kufirit administrativ janë vetëm referenca për personelin e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, jo për qytetarët e Kosovës. Shenjat paralajmëruese e tregojnë distancën nga vija e kufirit administrativ, në mënyrë që personeli i KFOR-it dhe i UNMIK-ut mos t’i shkelin marrëveshjet me Forcat e Armatosura të Serbisë duke e kaluar vijën e kufirit administrativ pa dashje.

Vija e kufirit administrativ është një vijë referencë, e vendosur për qëllime ushtarake dhe nuk ka të bëjë me kufijtë zyrtarë të tashëm apo të ardhshëm. Vija e kufirit administrativ dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe aktivitetet e qytetarëve në Kosovë. KFOR-i nuk merret me çështjet e kufirit apo ndonjë çështje tjetër lidhur me diskutimet e tanishme politike”, thuhet n njoftimin e KFOR-it.

Share This Article