KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese në kufijtë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, po vazhdojnë të vendosin tabela të reja përgjatë vijave kufitare në Kosovë.

“Tabela të tilla paralajmëruese, të vendosura në zona malore dhe pyjore, shënojnë qartë zonën e operimeve të KFOR-it dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thekson se do të vazhdojë këto përpjekje për të promovuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke përfshirë edhe patrullimet e rregullta në veri të Kosovës dhe pranë vijës kufitare.

“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi.

Share This Article