Khamenei kërcënim ndaj Trump: Hakmarrja është e pashmangshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton BBC. Postimi përmban një fotografi të një njeriu që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf dhe hija mbi të është e një aeroplani lufte ose një droni.

“Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas agjencisë BBC kjo duket të jetë një thirrje për sulm, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian, vitin e kaluar.
Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave sociale të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei. Twitter mbylli llogarinë e Trumpit në fillim të këtij muaji pasi ai publikoi postime të cilat konsiderohej se kanë nxitur dhunën ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, derisa po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Gjenerali iranian, Qasem Soleimani u vra nga një dron amerikan në Bagdad një vit më parë. Nën udhëheqjen e tij Irani pati fuqizuar aktivitetet e grupeve militante pro-iraniane, dhe kishte zgjeruar praninë e tij ushtarake në Irak dhe Siri. Ai planifikoi edhe ofensivën e Sirisë kundër grupeve rebele në luftën e saj të gjatë civile. Trump kishte thënë se ky gjeneral ishte “drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve”. Pas vrasjes së tij, Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa një bazë ajrore irakiane që strehonte trupat amerikane.

Share This Article