Kiara Tito largohet nga Big Brother VIP Albania

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kiara Tito është eliminuar në natën e sotme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte në nominim me Olta Gixharin, gjersa ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Moderatorja e njohur ka qëndruar plot 90 ditë brenda dhe përgjatë kësaj kohe i ka dhuruar shumë spektaklit.

Prezantuesja e ka theksuar disa herë se BBVA për të ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për faktin se është njohur edhe me Luizin.

Bukuroshja që një kohë po shijon një lidhje dashurie me artistin shkodran, me të cilin herë pas here kanë pasur edhe debate.

Atyre i është organizuar një dasmë brenda e madje kanë pasur edhe shumë momente të tjera të paharrueshme.

Largimi i Kiarës nga shtëpia e ka mërzitur më së shumti partnerin e saj, Luiz Ejllin. /Telegrafi/

Share This Article