KiE, alarm për sigurinë në Shqipëri/Pika 15 për pastrimin e parave, korrupsion e armë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Evropës ka renditur edhe njëherë pikat ku Shqipëria calon në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane.

Krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe korrupsionin në nivele të larta të zyrtarëve shtetërorë vijojnë të mbeten problematika për të cilat Këshilli gjithnjë ka kërkuar të gjejnë zgjidhje.

Në raportin e fundit, Këshilli kërkon që pastrimi i parave të mbetet prioritet. Sipas këtij raporti, duhet dënim përfundimtar për korrupsion të nivelit të lartë dhe konfiskim të aseteve kriminale.

Këshilli i Evropës thekson nevojën për të përmirësuar procedurat dhe mekanizmat standardë për të luftuar tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në Shqipëri.

Në pikën me numër ‘15’, Këshilli i Evropës shpreh nevojën për përmirësim urgjent në lirinë e shprehjes, pavarësinë e medias dhe pluralizmin, dhe shqetësohet për mungesën e progresit në këtë fushë.

Pika ‘34’ përshëndet përparimin e qëndrueshëm në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse në drejtësi, të mbështetur nga kuadri i forcuar legjislativ dhe procesi i paprecedentë i verifikimit, të cilat kanë vazhduar të japin rezultate të prekshme.

KiE nënvizon nevojën për të marrë masat e nevojshme për të eliminuar efektet anësore të verifikimit, të tilla si procedimet e gjata, një shkallë e ulët pastrimi dhe një numër i madh i çështjeve të mbetura, si dhe mirëpret rikthimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, e cila duhet të përmirësojë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe të përshpejtojë proceset gjyqësore.

Share This Article