Kievi bëhet gati: Do të evakuojmë me forcë 388 fëmijë të bllokuar në zonën e luftës në Donetsk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Donetsk, në Ukrainën lindore, janë gati të evakuojnë me forcë 388 fëmijë dhe prindërit e tyre nga zonat më të nxehta të rajonit, nëse këta të fundit kundërshtojnë largimin nga shtëpitë.

Kështu tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Pavlo Kyrylenko.

“Sa i përket fëmijëve të mbetur, vetëm prindërit marrin vendime për ta, por nëse e kuptojmë se, për fat të keq, prindërit nuk do të vendosin (për të evakuuar), Komisioni Rajonal për Sigurinë Teknologjike dhe Ekologjike dhe Situatat Emergjente do të vendosë në bazë të Vendimi i Kabinetit të Ministrave për të evakuuar me forcë fëmijët me prindërit e tyre. Janë 388 fëmijë të tillë: në një pjesë të rretheve Bakhmut dhe Kramatorsk”, tha Kyrylenko.

Share This Article