Ka raportime për një numër të madh shpërthimesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Mesazhet e qeverisë i paralajmëruan njerëzit që të qëndronin larg dritareve pasi mbetjet nga raketat binin nga qielli.
Kryetari i bashkisë Vitali Klitschko tha se disa mbeturina raketash kishin rënë në rrethet qendrore, duke përfshirë edhe kopshtin zoologjik të qytetit.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, e përshkroi breshërinë si “numrin maksimal të raketave sulmuese në periudhën më të shkurtër kohore“.
“Sipas informacioneve paraprake, shumica dërrmuese e objektivave të armikut në hapësirën ajrore të Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan,” shtoi ai.
Në ditët e fundit, Presidenti Volodymyr Zelensky ka qenë në një turne evropian, në të cilin i është premtuar pajisje ushtarake në vlerë prej disa miliardë dollarësh nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe presidentin Emmanuel Macron të Francës citon BBC.