Kili ashpërson gjobat për thyerje të karantinës, parashihet burgim për shkelësit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kili është një prej tri shteteve më të goditura nga koronavirusi në Amerikën Latine.

Shteti kilian është në izolim me qëllim që të parandalojë përhapjen e virusit, madje ka përdorur edhe ushtrinë për të pamundësuar daljen e njerëzve nga shtëpitë.

Megjithatë, kilianët thyenin izolimin dhe karantinën, duke dalë jashtë shtëpive pas mesnatës.

Për këtë shkak, qeveria ka organizuar kontrolle të rrepta edhe pas mesnate. Mirëpo kjo nuk pati efekt. Virusi vazhdoi të përhapej shkaku i mosrespektimit të masave.

Kështu, presidenti i Kilit është detyruar të krijojë një ligj që parasheh burgim fillestar prej tre vjetësh.

“Ligji parasheh gjoba të rënda për ata që nuk respektojnë masat ose karantinën. Asnjëri nuk ka të drejtë të rrezikojë shëndetin dhe jetën e tjetrit me sjelljet e turpshme. Për këtë secili që shkel masat, e pret dënimi me burgim nga tre deri në pesë vjet”, ka thënë presidenti i Kilit, Sebastian Pinera.

Deri më tani autoritetet kishin fuqi që të dënonim shkelësit e karantinës me nga 12 mijë dollarë.

Në Kili janë të konfirmuara 260 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 5 mijë të vdekur.

Me masat e prezantuara, banorët e kryeqytetit Santiago kanë të drejtë të dalin nga shtëpitë vetëm dy herë në javë.

Share This Article