ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 9 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 9 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 9 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 9 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kim: Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i PD-së

albnews by albnews
20 January, 2022
in Albania
0
Kim: Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i PD-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se, Lulzim Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i Partisë Demokratike.

E pyetur në një intervistë televizive nëse pas kësaj që po ndodh në PD ia vlejti masa për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Kim u shpreh se, “kur flasim për demokraci, mbrojtje dhe biznes, ajo që mbështesim në Shqipëri është një demokraci reale dhe e gjallë. Për të pasur një demokraci reale, të gjallë, të duhet një opozitë reale, e gjallë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. Faktet janë që Partia Demokratike ka qenë jetike për zhvillimet e këtij vendi. Në momente kyçe, Partia Demokratike e ka udhëhequr këtë vend përpara. Nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësim. Nuk do të thotë që duhet të qëndrojë e ngrirë tek e kaluara. Ajo që duam të shohim është një Shqipëri, është demokracia në Shqipëri, një opozitë në Shqipëri që sheh përpara, me këmbët përpara, me sytë përpara. Do t’i kthehem 8 janarit, mendoj kur njerëzit pane pamjet, kur njerëzit dëgjuan retorikën, mendoj se u skandalizuan. Siç e dini Shtetet e Bashkuara u skandalizuan. Nuk duam të shohim askënd ta tërheqë këtë vend mbrapsht në të kaluarën, në një lloj politike që nuk do ta shohë askush. Askush nuk do që të shohë dhunë politike. I përket të kaluarës. Lereni në të shkuarën.  Askush nuk do të shohë gaz lotsjellës në rrugë. I përket të kaluarës. Duhet ta hedhim tej këtë lloj gjëje. Duam të shohim një Shqipëri që është vendosmërisht në familjen perëndimore, që do të bëjë pjesën e saj si anëtare e NATO-s, që bën përparimin e nevojshmë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, që vepron në një mënyrë që është në përputhje me staturën e saj në rritje në botë. Për shembull, Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky është një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shqipëria ulet në krah të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar. Ulet në një tryezë serioze dhe mendoj se udhëheqësit e saj, qofshin në opozitë dhe sidomos nëse janë në qeveri, duhet të sillen në përputhje me këtë stature”.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

E pyetur nëse ia vlen që për shkak të kësaj të sakrifikohet pluralizmi politik, me këtë përçarje që ka sot PD, Kim tha se, “mendoj se doni ta mbani vështrimin përpara dhe mendoj se është me rendësi të mos kapeni tek ajo që gjendet në një çast përpara syve. Nuk është aty ajo që ka rendësi. E pranoj që është një periudhë e dhimbshme dhe se është arsye për dhimbje dhe konflikt dhe e shohim këtë, por është edhe një moment qartësues. Partia Demokratike duhet të vendosë se çfarë përfaqëson; duehet të vendosë se nga e ka drejtimin; duhet të vendosë se cila do të jetë marrëdhënia e saj me Shtetet e Bashkuara. Shpresojmë që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, më e bashkuar, dhe se do të shohë përpara, se do të marshojë drejt së ardhmes, se do ta vendosë veten në pozitat ku është e aftë të fitojë zgjedhje, e aftë të jetë qeveria, të jetë e aftë për të qenë partnere e Shteteve të Bashkuara, këtë duam të shohim”.

Kim u shpreh se, “PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Z. Basha mbetet udhëheqësi i zgjedhur i PD-së. Ne besojmë në marrëdhënie me institucionet. Institucionet janë kritike për demokracinë. Ne do të vazhdojmë të takohemi me udhëheqësin e zgjedhur të PD-së dhe, në përvojën tonë, kemi pasur një partneritet të mirë me Z. Basha, dhe kjo do të vazhdojë”.

E pyetur nëse do ta inkurajojë votën për zgjidhjen e konfliktit brenda PD-së, Kim tha se, “partitë kanë rregullat e tyre dhe duhet t’i vendosin udhëheqësit e tyre bazuar në rregullat e tyre dhe në përputhje me ligjin më gjerësisht. Nuk më takon mua ta them”.

Për protestën e 8 janarit dhe për akzuat se ishte e njënashme në reagimin e saj, Kim u shpreh se, “nuk jam fort e sigurt ç’doni të thoni? Si mund të jesh e njëanshme kur thua se s’duhet të ketë dhunë politike? Vetëm nëse pala tjetër thotë se duhet të ketë dhunë politike, rast në të cilin, po, jam e anshme. Jam kundër dhunës politike. Shtetet e Bashkuara janë kundër dhunës politike. Shiko, mendoj se njerëzit u skandalizuan. E di që njerëzit në Uashington, miqtë e Shqipërisë kudo në botë u skandalizuan kur panë ato pamje njerëzish që thyenin dritare, shkulnin dyer, dhunën, grushtet, gjakun. Ka një hetim për këtë çështje tani dhe mendoj se nuk më takon të jem ajo që përcakton fajin. Të presim dhe të shohim çfarë do të nxjerrë hetimi”.

Se çfarë do të ndodhë në rast se demokratët do të zgjedhin Sali Berishën kryetar të tyre, Kim tha se, “anëtarët e partisë duhet të mendojnë me shumë kujdes, siç e thashë më parë, lidhur me kush janë, lidhur me rolin që do të luajnë në politikën shqiptare dhe në demokracinë shqiptaree, lidhur me çfarë do të duhet për të fituar zgjedhje, lidhur me çfarë duan të jetë marrëdhënia e tyre me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se i kanë faktet. Unë do të vazhdoj si përfaqësuese e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe specifikisht e Presidentit Amerikan që të bëj të qartë se cili është pozicioni i SHBA, dhe të ofroj informacion që njerëzit ta shqyrtojnë si pjesë e procesit të tyre vendimarrës. Por është një vendim vërtet i rëndësishëm dhe është një kohë vërtet e rëndësishme. Shqipëria është në një pikë kthese dhe ne shpresojmë që Shqiptarët, pavarësisht nëse i përkasin kësaj apo asaj partie, që do të vazhdojnë të shohin nga e ardhmja, të zgjedhin të ardhmen, të vazhdojnë ta ndërtojnë këtë vend në një mënyrë që forcon demokracinë e tij, çrrënjos korrupsionin, bën të qartë që askush nuk është mbi ligjin, që bën të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë partnere. Ky është partneriteti më i forte që mund të shoh se ekziston kudo në botë dhe ndoshta në atë kuptim jam e anshme, që favorizoj Shqipërinë, por në dy vitet që kam qenë këtu, nuk mendoj dot për një tjetër vend ku kemi një mik më të mirë, ku populli Shqiptar, ku vendasit janë më miqësorë, më mirëseardhës dhe mikpritës se sa populli Shqiptar. Ndaj, në fakt jam optimiste se njerëzit do të marrin një vendim të mençur, por në fund të fundit është vendimi i tyre”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result