Kim: Do të kërkojmë llogari të atyre që janë përgjegjës në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim bëri të qartë edhe një herë se SHBA është e vendosur për të mbështetur luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe kundër abuzimit të drejtave të njeriut. Se urdhri i fundit i Biden e ka kthyer këtë në përparësi kombëtare për SHBA

 “Ne synojmë të kërkojmë llogari të atyre që janë përgjegjës apo bashkëpunëtor në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë që trafikantët përfaqësojnë  një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sgurinë kombëtare e politikën e jashtme të SHBA

“Nëse trafikoni qënie njerëzore ne ndalojmë hyrjne në SHBA

Nëse keni një vizë amerikane ajo nuk hyn në punë

Nëse ke një peticion për një vizë emigrimi nuk pi ujë.  

Nëse trafikoni qënie njerëzore qeveria e SHBA do të ndërmarrë veprime për pasurinë tuaj nëse kalon përmes apo ka lidhje me SHBA.

Ambasadorja e SHBA-së nënvizoi më tej se urdhri ekzekutiv i presidenit Biden kërkon veprim kolektiv gjë që është tema e forumit të sotëm.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm dhe e Koordinatorit të OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore organizuan një konferencë për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri, më 17 qershor 2021, në Tiranë dhe online./Ora News/

Share This Article