Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dënoi gjuhën e dhunshme të përdorur kundër grave sot në Parlament.
Në një reagim në Twitter, Kim shkruan se, gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme.
Ajo u bëri apel udhëheqësve se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që japin.
“Duket se është e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (fillimi i 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti, është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shprehet Kim./ATSH/