Kim i kërkoi Trumpit statusin e fuqisë bërthamore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u tha zyrtarëve të lartë ushtarakë, për takimin e dytë në Hanoi me presidentin amerikan, Donald Trump, se qëllimi i takimit ishte për t’i rrëmbyer këtij të fundit statusin e shtetit si fuqi bërthamore.

Ky pretendim është raportuar nga ”Zëri i Amerikës” falë rrjedhjes së dokumenteve mbi politikat kryesore të Partisë koreano-veriore të Punëtorëve, dokumente që iu bëheshin të ditura nëpunësve civilë dhe ushtarakë të Veriut.

Nga tekstet, autenticiteti i të cilave nuk ishte konfirmuar ende nga Seuli, del se SHBA synonte eliminimin e armëve bërthamore koreano-veriore.

”Cilido qoftë rezultati i negociatave, ato do të shënojnë hapin e parë në përpjekjet tona për të forcuar statusin e kombit me armë bërthamore duke duruar të gjitha llojet e vështirësive”, thuhej në këto dokumente./ATSH/

Share This Article