Kim Jong-un mbërrin në Vietnam për takimin me Trumpin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kim Jong-un ka mbërritur sot në Vietnam, pas një udhëtimi maratonë me tren për një takim të dytë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Pas një takimi historik në Singapor, në qershor të vitit të kaluar, që prodhoi një deklaratë me fjalë të vakëta për arsenalin bërthamor të Kim Jong-unit, analistët thonë se samiti i dytë në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, duhet të vendosë “pikat mbi i”.

Treni i Kim Jong-unit hyri në stacionin vietnamez Dong Dang, pas një udhëtimi prej 4000 kilometrash përmes Kinës, që zgjati dy ditë e gjysmë.

Ai është i pari udhëheqës koreano-verior që viziton Vietnamin pas gjyshit të tij, Kim Il-sung në vitin 1964.

Trump, ndërkohë, ka ndjekur një trajektore më konvencionale drejt takimit, në bordin e “Air Force One”, e pritet të mbërrijë në Hanoi më vonë gjatë ditës. Në një postim në “Twitter”, ai ka thënë se pret një takim të dytë shumë produktiv me Kimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply