Kim Kardashian shfaqet me një çantë 100 mijë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Kim Kardashian at the 2023 Met Gala: Karl Lagerfeld: A Line of Beauty held at the Metropolitan Museum of Art on May 1, 2023 in New York, New York.

Kim Kardashian dhe vajza e saj North West udhëtuan për në Japoni. Pas kthimit në SHBA ato u larguan me avionin e tyre privat prej 150 milionë dollarësh duke mbajtur çanta të shtrenjta të stilistëve, sipas Daily Mail.

Bukuroshja mbante një çantë krokodili Birkin, e cila vlerësohet të jetë me vlerë midis 60,000 dhe mbi 100,000 euro, ndërsa North mbante çantën shumë të kërkuar të Louis Vuitton Takashi Murakami Cherry Duffle, e cila është thuhet se vlen rreth 7900 euro.

North, më e madhja nga katër fëmijët, u ngjit pas nënës së saj që nga momenti kur ato zbritën nga avioni, përmes aeroportit, derisa arritën në makinën e pritjes.

Gjatë vizitës së tyre në Japoni, themeluesja e Skims bëri shoping, duke përfshirë një vizitë në Chanel, ku mori një çantë rozë Chanel që shitet për 8650 euro.

Share This Article