ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 5 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 6 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 6 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 6 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kim: Korrupsioni në Shqipëri një ‘mal problemesh’

albnews by albnews
13 October, 2020
in Albania, Technologji
0
Ambasadorja amerikane: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një mal problemesh e ka cilësuar nivelin e korrupsionit në Shqipëri ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Gjatë fjalës së saj në konferencën antikorrupsion, ambasadorja e SHBA-ve tha se është e nevojshme që të goditet korrupsioni, pasi kjo është mënyra e vetme për të sjellë drejtësi të re në vend dhe për të fituar besimin e popullit shqiptar. Kim tha se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi dhe orvatjen e shtetit shqiptar për ta ‘ngjitur’ malin e korrupsionit.

RelatedPosts

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Polakët në kërkim nga policia, dhunuan Skënderbeun në Tiranë. MEPJ nuk i shpall non grata

Yuri Kim: 

“Kur shikoj reformë në drejtësi në Shqipëri është një çështje ku duhet të vendosësh një këmbë para tjetrës. Korrupsioni ka një mal me probleme në Shqipëri. Kjo është larg një deklarate fitoreje por është një çast për të ndaluar dhe për të festuar. Është pozitive që Shqipëria vazhdon të luftojë. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të begatë të Shqipërisë. Ne kemi nevojë për një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Një nga mënyrat për të rrënjosur optimizmin është të punosh në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta.

Qytetarët kanë nevojë që paratë e tyre të investohen për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjitha qeveritë vuajnë nga një nivel korrupsioni. Qeveritë mund të dënojnë ata që bëjnë korrupsion, mund të dënojnë ata që përdorin postin publik për të pasuruar veten apo partitë e tyre. Policia, prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur janë thelbësorë për një qeverisje të mirë. Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj por qeveritë duhet t’i dënojnë. Duhet treguar që qeveria është në kahun e njerëzve., Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po tregon rezultate. Greco tregoi përparim. Kjo nuk është deklaratë fitore. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë do të ketë fitore në vazhdim. Ambasada e ka bërë plotësimin e SPAK një prioritet. Mbetemi të përfshirë duke ofruar trajnime. Ne presim të shohim më shumë rezultate, të cilat janë të nevojshme për ju dhe të ardhmen tuaj. Jemi krenarë që jemi krah jush“.

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, foli në të njëjta vija me Kim, duke thënë se është e nevojshme që të goditen rastet e korrupsionit në nivelet e larta. Soreca foli për dënime të formës së prerë të zyrtarëve të lartë, si shenja të përmirësimit të një sistemi drejtësie.

Soreca ka folur po ashtu për vettingun, numrin e lartë të magjistratëve të larguar, por një theks ka vënë dhe në faktin se BE është e shqetësuar për shtrirjen e madhe të korrupsionit në Shqipëri.

“Kemi para një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm. 60% e magjistratëve që i janë nënshtruar vettingut nuk e kanë kaluar.

 Ka përparime të disa institucioneve të reja në drejtësi, prokurori i përgjithshëm, SPAK. Kemi drejtuesen e BKH. Roli i ILDKPKI është shumë i rëndësishëm për kontrollin e pasurisë. Pavarësisht kësaj, korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për BE dhe shtetet anëtare. Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarë të lartë që kanë qenë tepër të ulëta.

 Qytetarët duhet të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi shpresa te SPAK dhe gjykatat. Është premtuese që kanë nisur hetimet për 23 magjistratë të shkarkuar nga vettingu, pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Hapa pozitivë janë ndërmarrë por lufta duhet të vazhdojë.

BE ka investuar më shumë se 20 mln euro për drejtësinë. BE është dakord me përfundimet e GRECO. Por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjithë shoqërisë dhe do të jemi fitimtarë nëse të gjithë përpiqemi së bashku”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result