Kim Mehmeti: Shqipërinë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasin dhe zhurma e ineresxhinjve pa dinjitet!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Kim Mehmeti

Shqipëria heshtë edhe kur ia rrënojnë Teatrin Kombëtarë dhe mbëmendjen shqiptare, siç heshtë edhe kur fatin e drejtuesve të saj nuk e përcaktojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, por ‘votimi’.

Shqipëria heshtë edhe kur kryetarin e Akademisë dhe drejtuesit e institucioneve kulturore e shkencore ia emëron Kryeministri i vendit, siç heshtë edhe kur kryeredaktor i vetëm i gjitha mediave është Piktori.

Shqipëria heshtë edhe kur e dinë se thuajse të gjithë elitat dhe institucionet e saj i financon dhe i kontrollon krimi, siç heshtë edhe kur në mes të rrugës kidnapohet e merret zvarrë nga policia ish presidenti i vendit dhe njëri nga drejtuesit e opozitës.

Shqipëria heshtë edhe kur e shehë qartë se politikanët s’merren me fatinë e saj dhe të popullit, por vetëm me mirëqenien e familjarëve të vet, siç heshtë edhe kur grupet kriminale i caktojnë listat e kandidatëve për deputet.

Në Shqipëri dëgjohet vetëm zhurma e debatuesve të paguar për ta mbuluar të vërteton se administrata shtetërore paguhet vetëm për ta votuar Piktorin, pra zhurma e atyre që paguhen të mos flasin për atë nëse zgjedhjet kanë qenë të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në to, por për të metat e opozitës?!

Pra në mëmëdhe bërtasin e dalin nëpër ekranet televizive ata që duhet ta mbulojnë të vërtetën se të huajt i pranojnë zgjedhjet ‘alla shqiptarçe’ ngaqë e dinë se Shqipëria nuk ka studentë që do u hipnin biçikletave që të shkonin deri në Bruksel, ku do rrëfenin për profesorët e tyre që i përkulen vetëm partisë në pushtet.

Po, Shqipëria i heshtë të vërtetat që duhet t’i thotë zëshëm dhe i bërtet gënjeshtrat që e mbulojnë të keqen e quajtur ‘aleanca e qelbësirave’ me në krye Piktorin.

Andaj nëse në Shqipëri edhe më tej nuk do dëgjohet zëri i guximit qytetar dhe nëse në mëmëdhe nuk do e mbyllin gojën ata që duhet të turpërohen kur flasin, atëherë atë do e ngulfatë heshtja e frikacakëve që duhet të flasim dhe zhurma e interesxhinje pa dinjitet.

Share This Article