Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi i ka dhuruar “Çelësin e qytetit” ambasadores së SHBA në vendin tonë Yuri Kim.
Kryebashkiaku Golemi e cilësoj ambasadoren Kim, si një mike dhe mbështetëse të Gjirokastrës ,në shumë projekte.
Teksa ka shprehur falënderimin e saj për këtë vlerësim , ambasadorja Kim tha se “Bota tashmë e njeh qytetin e Gjirokastrës , për vetë historinë dhe mikpritjen bujare të njerëzve të saj.”
Ambasadorja Kim nuk u largua nga Gjirokastra pa marrë edhe dy simbole të tjera , jelekun e gruas gjirokastrite dhe librin “Kadare dhe Gjirokastra” që mban si autor Roland Tashon.