Kim: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të Vetingut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me shefin e Prezencës së OSBE-së, Vincenzo Del Monaco.

Gjatë takimit Kim dhe Del Monaco diskutuan mbi një sërë çështjesh.

“Ne jemi dakord që në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e Vetingut. Gjithashtu pajtohemi se autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet”, – tha Kim.

Zgjatja e mandatit të institucioneve të Vetingut duhet të votohet në Kuvend, por kërkon edhe votat e opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi më herët se nuk do të ketë negociata me Partinë Demokratike për zgjatjen e afatit të Vetingut, pasi, sipas tij, themeli i Reformës në Drejtësi është largimi i çdo ndërhyrjeje nga ana e politikës.

Share This Article