• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Kim: SHBA mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE

Kim: SHBA mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE

by albnews
9 April, 2021
in Albania
0
2
VIEWS

“Më lejoni të jem e qartë: SHBA e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët”, deklaroi sot ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, duke folur gjatë aktivitetit të USAID “Drejtësi për të gjithë”, i cili shënoi përparimet në Reformën në Drejtësi.

Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-ve për të mbështetur Reformën në Drejtësi të Shqipërisë.

“Investimet e SHBA në sektorin e drejtësisë po japin rezultat. Më inkurajon mënyra se si gjykatat në të gjithë vendin kanë përmirësuar punën e tyre të përgjithshme, se si Gjykata e Lartë u organizua për të trajtuar numrin në rritje të çështjeve të prapambetura, dhe se si Shkolla e Magjistraturës krijoi një program për edukimin e brezave të ardhshëm të profesionistëve ligjorë”, tha Kim.

“Siç kam thënë më parë: Reforma në Drejtësi nuk është e shpejtë, nuk është e lehtë dhe as nuk është e përsosur. Ky është një udhëtim që do kohë dhe përpjekje të qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternativë: Reforma në Drejtësi është jetike për suksesin e Shqipërisë si shtet, jetike për suksesin e saj si ekonomi, dhe jetike për të pasur sukses në krijimin e mundësive për popullsinë e saj të zgjuar, energjike dhe punëtore. Kjo është një shtyllë e rëndësishme për të realizuar të ardhmen e Shqipërisë në Europë, si anëtare e familjes së demokracive europiane. Ashtu si me çdo sipërmarrje gjithëpërfshirëse, e vetmja mënyrë për të arritur atje ku po shkojmë është njëri hap pas tjetrit, duke hedhur një këmbë pas tjetrës”, u shpreh Kim.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”, tha Kim.

“Do të vazhdojmë me ndihmën për zvogëlimin e numrit të madh të dosjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë, duke vijuar programin e nisur për këtë qëllim nga “Drejtësi për të gjithë”. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SPAK për t’u siguruar që prokurorët dhe hetuesit e tij të jenë të trajnuar mirë, të pajisur mirë dhe shumë të efektshëm. Do të vazhdojmë të mbështesim procesin e Vetingut për të ndërtuar besimin që sistemi shqiptar i drejtësisë siguron vërtet drejtësi për të gjithë”, theksoi Kim.

“Përmes Akademisë së re të Transparencës SH.B.A.-Shqipëri, ne do të përmirësojmë transparencën dhe llogaridhënien në sektorin publik dhe privat, duke lidhur së bashku grupet e interesit për të çuar më tej Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE. Akademia do të promovojë etikën dhe zhvillimin haptas të biznesit dhe politikës dhe do të krijojë kapacitetin për të rritur standardet në përputhje me Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, Akademia do të sigurojë aftësinë për të bërë biznes në mënyrë më transparente, do të ketë funksione vëzhguese dhe mbikëqyrëse, si dhe mjete për rritjen e llogaridhënies”, shtoi Kim.

“Ndërkohë që janë bërë arritje në përmirësimin e funksionalitetit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, të gjithë e dimë që puna nuk ka mbaruar. Ne vazhdojmë me mbështetjen tonë për institucionet e vlerësimit kalimtar (Vetingut) përmes pranisë së vëzhguesit ndërkombëtar të SHBA dhe rolit të Ambasadës amerikane në Bordin e ONM, si garantues të procesit. Ne monitorojmë përparimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe i nxisim ato të qëndrojnë të forta kundër trysnisë ekstreme për t’i përkulur dhe për t’i përfshirë në korrupsion e veprimtari kriminale, që me siguri do të minonte të ardhmen e ndritur të Shqipërisë”, u shpreh Kim.

“Reforma në drejtësi duhet të jetë efektive dhe ka nevojë gjithashtu për mbështetës; persona të cilët sigurohen që këto përpjekje të jenë të suksesshme. Shqipëria ka nevojë për njerëz si ju që të jenë përkrahësit e saj. Që të ngrihen, të marrin vendime të vështira dhe të ndërmarrin veprime. Që të bëhen nëpunës publikë të përkushtuar, që e fitoni pozicionin tuaj të besimit publik përmes angazhimit të përditshëm dhe veprimeve etike”, u shpreh Kim.

“Prandaj sot kërkoj përpjekjen dhe angazhimin tuaj të ripërtërirë, për t’u siguruar që përparimi i deritanishëm të mos lëkundet dhe që ne të vazhdojmë këtë përpjekje së bashku, krah për krah, për ta kryer reformën në drejtësi. Shkalla tjetër në këtë udhëtim përparues është përpara syve tanë dhe unë pres të kemi një Gjykatë të Lartë plotësisht funksionale dhe qasje të përshpejtuar, të barabartë në drejtësi në të gjithë vendin”, tha Kim.

Previous Post

Merkel ndryshon ligjin e pandemisë

Next Post

Gjermania ngre alarmin për rastet me Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
ECDC: Covid-19 do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë

Gjermania ngre alarmin për rastet me Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM