Kim takon anëtarët e KLGJ: Të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi! Zyrtarët të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, zhvilloi një takim këtë të mërkurë (31 maj) me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërsa shprehu mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë i bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Yuri Kim theksoi rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, me qëllim që Shqipëria të shkojë përpara. 

Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Yuri Kim.

Për më tepër, ambasadorja Yuri Kim kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

Share This Article