Kim takon Gjonajn: Me udhëheqjen e saj Reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim takoi sot ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ambasadorja Kim përmes një njoftimi bëri të ditur se e kishte falenderuar në përfundim të mandatit të saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë.

“Unë u takova me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për ta falënderuar, ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj për Reformën në Drejtësi, e cila me kontributin e saj ka filluar të japë rezultate”, shprehet Kim.

Ambasadorja më tej tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

“Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardin e Bashkimit Evropian dhe afrojnë Shqipërisë më tepër me SHBA-të”, tha Kim.

Share This Article