Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka ndarë në Twitter një mesazh të rëndësishme pas vizitës së Gabriel Escobar në Tiranë.
Ambasadorja vuri theksin në mbështetjen që SHBA i jep Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.
Gjithashtu ajo shprehet se SHBA pret me padurim forcimin e marrëdhënieve me vendin tonë.
“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës ndihmës sekretari Gablier Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të Amerikës për anëtarësimin në BE. Ai nënvizoi fokusin në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Ne presim me padurim forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën: rritjen e bashkëpunimit tonë të mbrojtjes si aleatë të NATO-s ; krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime; duke punuar së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022,” shkruan ambasadorja në Twitter.
Escobar takoi kreun e PD-së ditën e djeshme, Lulzim Bashës, ministren e Jashtme, Olta Xahçka dhe kryeministrin Edi Rama.