ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 8 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 8 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 8 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 8 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina, BE dhe Gjermania i bashkohen kritikave kundër vendimit të Trump

albnews by albnews
15 April, 2020
in Bota
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vendimi i Presidentit Trump për të ndërprerë fondet që SHBA jep për Organizatën Botërore të Shëndetit në mes të pandemisë së koronavirusit, është kritikuar gjerësishtë në të gjithë botën.

Një ndër reagimet e para ishte ai i kreut të OKB-së, Antonio Guterres, sipas të cilit tani nuk është koha e duhur për reduktimin e financimeve për shkak të pandemisë koronavirus.

RelatedPosts

Ndahet nga jeta ish-zv.Presidenti i SHBA-së

Kosova kryefjalë e betejës politike në Serbi

I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

“Tani është koha për unitet dhe për komunitetin ndërkombëtar që të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar virusin dhe pasojat shkatërruese të tij”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Kritika e tij u ndoq nga ajo e Bill Gates i cili e konsideroi të rrezikshëm vendimin e Presidentit të SHBA.

“Ndërprerja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë është po aq e rrezikshme sa ç’duket. Puna e tyre po frenon përhapjen e COVID-19 dhe nëse puna e tyre ndërpritet asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë. Bota ka nevojë për OBSH-në tani më shumë se kurrë” shkruan Gates në profilin e tij në Tëitter.

Zërave kritikë iu bashkua edhe Kina e cila ishte përshëndetur në fillim nga Trump për punën e bërë në izolimin e koronavirusit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Kina ishte “seriozisht e shqetësuar” për vendimin, për të cilin ai tha se erdhi gjatë një “momenti kritik” në pandemi.

Gjermania gjithashtu është shprehur kundër vendimit të SHBA. Ministri i Jashtëm Heiko Mass tha se “hedhja e fajit nuk ndihmon” në këtë kohë kur jemi në mesin e një pandemie dhe OBSH shihet si organi koordinues për marrejn e masave për parandalimin e saj në gjithë botën.

Ai shtoi se një nga mënyrat më të mira për të punuar për të ndaluar përhapjen e virusit ishte forcimi i OKB dhe OBSH në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se e priti “me keqardhje të thellë” këtë veprim, duke shtuar: “Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë të nevojshme më shumë se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit.“.

Më vonë pritet që Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom të shpreht në lidhje me këtë veprit të Presidentit Trup i cili cënon pothuajse 15% të buxhetit të përgjithshëm të OBSH-së. Nga ana tjetër ky institucion aktualisht është organi kryesor që siguron ndihma për shumicën e vendeve të varfra në botë të cilat janë më të ekspozuarat nga koronavirusi. Diirektivat e OBSH kanë shërbyer gjithashtu si bazë e planeve të qeverivë për të masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit. /Opinion.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result