Kina bëhet partneri kryesor tregtar i Britanisë së Madhe, duke lënë pas Gjermaninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ia ka kaluar Gjermanisë duke u bërë partneri tregtar më i madh i Britanisë, për herë të parë në histori.

Ndryshimi erdhi teksa tregtia me Bashkimin Evropian u prish për shkak të Brexit dhe pandemia nxiti kërkesën për produkte kineze.

Konstatimi ndodhet në një raport të Zyrës Kombëtare të Statistikave, mbi impaktin e Brexit dhe COVID-it në tregtinë britanike.

Mallrat e importuara nga Kina u rritën në 66% nga fillimi i 2018-s, thotë raporti. Ndërsa importet nga Gjermania ranë në 12.5 miliardë sterlina për të njëjtën periudhë.

Raporti nënvizon se tregtia ra si pasojë e marrëdhënies së re tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, raporton euronews.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, importi i mallrave gjermane në Britani kishte rënë që në prill të 2019-s, nga pasiguria e shkaktuar nga Brexit.

Industria motorike gjermane ndjeu gjithashtu impaktin e pandemisë, pasi si prodhimi i automjeteve edhe eksportet u goditën rëndë prej saj.

Në Britani, kërkesa për automjete të reja ra teksa panairet e makinave u mbyllën për shkak të kufizimeve.

Share This Article