Kina dënon me 11 vite burgim për spiunazh një shtetas kanadez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërmarrësi kanadez, Michale Spavor, u dënua me 11 vite burgim për spiunazh në Kinë. Kryeministri Justin Trudeau e dënoi atë që e cilësoi “dënim absolutisht të papranueshëm dhe të padrejtë”.

“Vendimi për z.Spavor vjen pas më shumë se dy viteve e gjysmë të ndalimit arbitrar, mungesës së transparencës në procesin ligjor dhe një gjykimi që nuk i përmbushi as standardet minimale të kërkuara me ligjin ndërkombëtar”, tha Trudeau.

Vendimi, i marrë nga një gjykatë në Dandong të mërkurën në mëngjes, vjen në kohën kur Pekini e ka shtuar trysninë para marrjes së vendimit nga një gjykatë kanadeze për ekstradimin në ShBA të një zyrtareje të lartë të kompanisë kineze, Huawei.

Arrestimi i kanadezit më 2018 kishte ndodhur vetëm disa ditë pas arrestimit të kinezes në Kanada në lidhje me shkeljet e mundshme të sanksioneve ndaj Iranit, duke nxitur kritika ndaj Kinës për politikë me pengje, shkruan The Guardian.

Gjykata kineze tha se kanadezi shpallet fajtor për ofrimin e sekreteve shtetërore ilegalisht për vendet tjera. Përpos dënimit me 11 vite burgim, ai u ndëshkua me konfiskim të pronave personave dhe gjobë prej 50 mijë juanësh apo rreth 7.700 dollarë.

Share This Article